Kurti me ministrin turk të Mbrojtjes: Diskutuam për të vazhduar marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes

17 tetor 2023 | 22:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot për drekë ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Yasar Guler.

Kurti, ka thënë se me ministrin turk ka diskutuar për të vazhduar marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes.

“I kënaqur që prita sot për drekë ministrin turk të Mbrojtjes Yaşar Güler. Ne diskutuam mënyrat për të vazhduar marrëdhëniet tona të forta dypalëshe në fushën e mbrojtjes. Unë gjithashtu ritheksova angazhimin tonë për të ruajtur paqen dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë kundër dhunës terroriste”, shkroi Kurti në platformën X.

Me ministrin turk është takuar sot edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Presidenca njoftoi se Osmani e uroi për pozitën e tij si ministër në Republikën e Turqisë, si dhe e falënderoi Turqinë e në veçanti presidentin Erdogan për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit me ministrin u diskutua për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me theks të veçantë në trajnimet e FSK-së dhe shkëmbimin e intensifikuar me qëllim të avancimit të bashkëpunimit të përgjithshëm në fushën e sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është shprehur kundër qëndrimit të…