Kurti: Mësuesi është përfaqësuesi i një jete që çelet përpara

07 mars 2021 | 14:52

Me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se personaliteti mësimdhënës mbart drejtpërdrejt fuqinë që i jep virtyti publik i shoqërisë sonë.

“Sot është dita e mësueseve dhe mësuesve tanë. Personaliteti mësimdhënës mbart drejtpërdrejt fuqinë që i jep virtyti publik i shoqërisë sonë. Mësuesi vjen menjëherë pas prindit. Sapo fëmija del prej ngrohtësisë së nënës, babait dhe vatrës, ka përpara vetes dhe bashkëmoshatarëve të vet një autoritet të ri të cilin e dashuron jo thjesht prej ndjenjës, por prej dijes. Në sytë e shkollarit mësuesi është përfaqësuesi i një jete që çelet përpara”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai me ketë rast ka kujtuar figurën e mësuesit rezistent Shaban Jashari.

“Le të kujtojmë sot figurën e mësuesit rezistent, luftëtar, dëshmor. Por edhe të rindjejmë e përkujtojmë atë vrull arsimues të Shaban Jasharit. Le ta rikujtojmë si mësuesi më i shpallur i bijve e bijave të tij. Mësues special ishte baca Shaban sepse u kthye në mësues për fëmijët e tij. Por baca Shaban ishte edhe mësues integral sepse u bë mësuesi i lirisë për bijat dhe bijtë e tij. Në këtë kuptim 7 marsi mund të marrë vlerën e vet më të plotë. Mësuesi nuk është ai që na sjell dijen abstrakte dhe vetminë, por virtytin publik të lirisë, deri edhe dijen e vetëmohimit në emër të hapjes së një epoke të re”, ka shkruar lideri i LV-së, Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Gjimnastikës e Kosovës ka mbajtur Kuvendin Zgjedhorë ku…