Kurti në Panairin “Swissbau 2024”: Një çerekshekulli më parë ishim nën kthetrat e Serbisë, tash jemi storie suksesi

15 janar 2024 | 19:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Panairin “Swissbau 2024”, ku në fjalimin e tij tha se në sektorin e mobilieve, të ndërtimit të shtëpive, të përpunimit të drurit, eksporti po ec me shpejtësi marramendëse, dhe kjo, sipas tij, ka të bëjë edhe me kulturën, historinë e traditën kosovare.

Gjatë këtij fjalimi, Kurti nuk la pa e përmendur edhe “Masakrën e Reçakut”, me rastin e 25-vjetorit, duke thënë se një çerekshekulli më herët “ishim në kthetrat e Serbisë gjenocidale dhe tash 25 vjet më vonë jemi në Zyrih duke treguar që Kosova është storie suksesi e intervenimit të NATO-s”.

“Sot paradite ishim në Reçak ku kujtuam 25 vjetorin e Masakrës atje që e tronditi opinionin publik ndërkombëtar por edhe diplomacinë botërore dhe lëvizi NATO-n për ta ndërprerë gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Një çerek shekulli më herët ishim në kthetrat e Serbisë gjenocidale dhe tash 25 vjet më vonë jemi në Zyrih duke treguar që Kosova është storie suksesi e intervenimit të NATO-s… dhe një sektori privat që po lulëzon jo vetëm në Kosovë por edhe në Zvicër, Skandinavi, SHBA, kudo në Evropë, gjithnjë pa harruar e duke e kujtuar Kosovën prej nga vijmë të gjithë ne”, tha ai.

“Si popull jemi popull të shtëpisë sonë, që e duam shumë, popull të vatrës, dhe është interesant që pikërisht në sektorin e mobileve, ndërtimit të shtëpive, përpunimit të drurit, eksporti po ec me shpejtësi marramendëse, dhe kjo ka të bëjë edhe me kulturën, historinë e traditën tonë. Edhe para një çerekshekulli pati dështuar plani i Serbisë që duke na vrarë, duke na dëbuar, burgosur e djegur 120 mijë shtëpi ta bëjë Kosovën të pabanueshme…”, shtoi më tej Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Zvicër.…