Kurti në Prizren kërkon nga qytetarët t’i respektojnë rregullat e liberalizimit të vizave
21 dhjetor 2023
| 15:39
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi dhe deputeti Enis Kervan, kanë mbajtur një takim me qytetarët e Prizrenit, ku kanë biseduar lidhur me procesin e liberalizmit të vizave.
Në këtë takim, Kurti e ka cilësuar 1 janarin e vitit 2024 si datë historike, ku qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në shtetet evropiane.
“Të dashur qytetarë, duhet të jemi të kujdesshëm për rregullat sepse liberalizimin duhet ta përdorni për kënaqësi e mundësi të reja e kurrsesi jo që udhëtimin ta shndërroni në vështirësi e kokëdhimbje sepse pasojat janë të mëdha”, citohet të këtë thënë Kurti.