Renditja e FIFA-s, Kosova dhe Shqipëria në këto pozita e mbyllin vitin

21 dhjetor 2023 | 15:38

FIFA ka publikuar ranglistën e re, ku Përfaqësuesja e Kosova ka mbetur në pozitën e njëjtë nga muaji nëntor, ashtu sikurse edhe Kombëtarja e Shqipërisë.

Argjentina vazhdon kryesimin, e ndjekur nga Franca e dyta, Anglia e treta, Belgjika e katërta dhe Brazili e pesta, pasi ka rënë për dy pozita. Pas tyre vjen Holanda e gjashta duke u ngritur një pozitë, Portugalia bie e shtata, Spanja mbetet e teta, ashtu sikurse Italia e nënta dhe Kroacia që mbyll dhjetëshen.

Kosova e mbyll vitin 2023 zë pozitën e 101-të, duke pasur 1202.77 pikë në renditje. Ashtu sikurse Kosova, edhe Shqipëria ka vazhduar në pozitën e njëjtë të cilën e kishte në muajin nëntor. Shqipëria e mbyll këtë vit të suksesshëm në pozitën e 62-të me një total prej 1382.69 pikë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është…