Zemaj: Gjendja në shëndetësi ka degraduar

21 dhjetor 2023 | 15:32

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është deklaruar për ftesën që i bërë nga ministri Arben Vitia për t’i vizituar spitalet.

Zemaj ka thënë se nuk u përgjigjët njerëzve të dështuar ndër vite, duke ju referuar Vitisë.

Ish-ministri Zemaj ka thënë se gjendja reale në shëndetësi tregon për rezultatet e premtimeve të ministrit.

“Nuk ju përgjigjem njerëzve të dështuar ndër vite. Rezultatet nga premtimet flasin vetë, e më së miri fatkeqësisht gjendja reale në shëndetësi”, ka thënë Zemaj.

Zemaj ka thënë se Arben Vitia mendon që ende unë jam ministër.

Kompleksin e punës nuk mund të ja largoj është e paarritshme, ka thënë Zemaj për ministrin Vitia.

Ai situatën në shëndetësi e ka cilësuar si degraduese.

“Për vizitën e di që ndërvetëdije akoma mendon që unë jam ministër po s’mundem të ja largoj atë kompleks të punës është e paarritshme. Si deputet kemi qenë me komision kohë më parë ndërsa gjendja është degraduese fatkeqësisht”, është shprehur Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Bashkimi e ka bërë një goditje të madhe për…