Kurti: Ne qeverisim bashkë me qytetarët, asnjëherë kundër tyre

29 shtator 2022 | 21:57

Pak ditë pas përmbylljes së procesit të brendshëm zgjedhor, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sor mbledhjen e parë me kryetarët e rinj të qendrave, si dhe kryetarët e organizatave të reja të Lëvizjes, Gratë për Vetëvendosje dhe Rinia për Vetëvendosje.

Në këtë mbledhje morën pjesë, kryetari i VV-së, Albin Kurti, kryetarja e GVV-së, Albulena Haxhiu, kryetari i RVV-së, Behar Jashari dhe Koordinatori i Qendrave të Lëvizjes, Valon Hoti.

Në hapje të kësaj mbledhje, Kurti ka uruar të gjitha kryetaret dhe kryetarët e rinj për postet e tyre.

Ai ka thënë se pret një bashkëpunim edhe më të dendur, edhe më të ngushtë, si dhe aktivitet të shtuara me secilën qendër dhe secilin kryetar/e.

Kurti u shpreh se sfidat dhe nevojat e qytetarëve duhet të jenë edhe detyrat për programin e Vetëvendosjes, për progresin e gjithmbarshëm shoqëror, shtetëror e kombëtar. Ndonëse sipas Kurtit, Vetëvendosje nuk pretendon t’i mbivendoset popullit.

“Ne nuk pretendojmë të jemi një lloj super strukture që i mbivendosemi popullit, sepse askush asnjëherë nuk bën t’i mbivendoset popullit, por ne ofrojmë strukturat tona, edhe ato të reja tani në të gjitha qendrat si infrastrukturë për qytetarët e Republikës për ndryshimet që ata i duan dhe atyre ju duhen”.

“Ne qeverisim bashkë me qytetarët, asnjëherë kundër tyre dhe jemi organizatë për sa më shumë tubime publike e shoqërore për temat që jo vetëm që ne i kemi në program, por edhe për problemet të cilat i preokupojnë qytetarin tonë kudo që ai është”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pendeli Majko së bashku me ish-presidentin e…