Majko flet pas takimit me ish-krerët UÇK-së në Hagë: Jam krenar për vëllezërit e mi

29 shtator 2022 | 21:45

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pendeli Majko së bashku me ish-presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli, ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi, kanë vizituar sot ish-krerët UÇK-së në Hagë.

Majko pas vizitës ka shkruar në “Facebook” se është krenar për vëllëzërit e tij.

“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thaçi n, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm. Për t’ju gjindur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UCK-së! Jam krenar për vëllezërit e mi”, ka shkruar Majko.
Këtë vizitë e ka organizuar ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 18 tetor pritet që Këshilli Evropian të diskutojë liberalizimin…