Von Cramon: Franca dhe Holanda nuk e bllokojnë liberalizimin e vizave

29 shtator 21:30

Më 18 tetor pritet që Këshilli Evropian të diskutojë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pavarësisht se Parlamenti e Komisioni disa herë kanë dhënë dritën jeshile, kjo çështje ishte bllokuar nga Franca dhe Holanda.

Mirëpo, duket se më në fund ka lëvizje pozitive nga këto dy shtete skeptike.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian u takua të mërkurën me emisarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në intervistën për T7, Viola von Cramon, nuk mohon e as nuk pohon se ka një kornizë të re për marrëveshjen ndërmjet dy shteteve.

Por, sa është i kujdesshëm Bashkimi Evropian ndaj marrëveshjes së fundit të Serbisë me Rusinë?

Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur asnjë sanksion ndaj Rusisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,…