Kurti nesër viziton komunën e Istogut, Pejës e Klinës

06 shkurt 2020 | 15:18

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas erërave të forta në komunat e Istogut, Pejës dhe Klinës, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Qeveria është udhëzuar të ketë vëmendjen e nevojshme ndaj kësaj situate, për të vlerësuar sfidat dhe për të marrë masat e duhura, për t’iu gjendur pranë qytetarëve tanë.

Kurti ka thënë se nesër do të vizitojë komunën e Istogut, Pejës e Klinës.

“Qytetarët e Kosovës, që banojnë në komunën e Istogut, e në disa pjesë të Klinës e Pejës duhet të kenë kujdes këto ditë. Era e fortë ka rrëzuar kulme shtëpish, ka dëmtuar prona private e biznese, e ka rrëzuar shtyllat e rrjetit elektrik. Dëmet kanë qenë të mëdha sidomos në Istog ku është ndërprerë dhe mësimi në shkolla. Për fat të mirë nuk jemi njoftuar për të lënduar”.

“Qeveria është udhëzuar të ketë vëmendjen e nevojshme ndaj kësaj situate, për të vlerësuar sfidat dhe për të marrë masat e duhura, për t’iu gjendur pranë qytetarëve tanë. Në mëngjesin e datës 7 shkurt, pra nesër, unë do të vizitoj komunat e Istogut, Pejës e Klinës, për të parë nga afër situatën e për të dëgjuar se cilat janë nevojat e institucioneve dhe ato të qytetarëve”, ka shkruar Kurti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar ndaj paralajmërimit të…