Kurti: Nuk besoj se ka ushtar të UÇK-së që ka qenë kriminel i luftës

27 maj 2021 | 11:49

Kryeministri i Koosvës Albin Kurti, në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, ka folur për deklaratën e tij ku kishte thënë se skena politike e Ballkanit duhet të pastrohet nga kriminelët e luftës.

Ai ka thënë se ka marrë shumë kritika për këtë deklaratë, ndërsa e ka mohuar se në këtë deklaratë ka aluduar në ish-ushtarët e UÇK-së. “Unë besoj që kriminelë të luftës nuk ka veç në Serbi por ka edhe në veri, ka edhe në Bosnjë prandaj nuk kam folur me shtete. Unë këtu shoh një lloj paaftësie për ta bërë kritikën dhe rreziku më i madh i qeverisë sonë është mungesa e kritikës, nuk kemi rrezik tjetër. Kemi problem të madh me ju sepse jeni të paaftë me bo kritikë. Më lejoni ta shprehi ndihmën time për bashkëpunim edhe në këtë drejtim. Jam i gatshëm t’u jap ide. Unë nuk bëj ofertë pa kërkesë. Por prandaj unë ofroj bashkëpunimin tim që të kërkoni ide për të ma bërë mua kritikën. Me të vërtetë në muajt edhe vitet në vijim rreziku me i madh i qeverisë sime do të jetë mungesa e kritikës”, u shpreh Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri,  e ka…