Kurti nuk e komenton deklaratën e Osmanit për draftin e Asociacionit: Publikimi të bëhet nga ndërkombëtarët

24 nëntor 2023 | 12:30

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, se në draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja ka identifikuar disa çështje që krijojnë dykuptimësi.

Kurti ka thënë se draftin mund ta bëjnë publik ndërkombëtarët ngase me ta është dakorduar që mos të jetë i qasshëm për publikun.

Sipas tij, Serbia po vazhdon t’i shkel marrëveshjet dhe se nuk është e interesuar për normalizim.

Për sulmin në Banjskë ai tha se duhet të ketë hetim të hollësishëm dhe sanksione ndaj Serbisë.

“Po bëhen nëntë muaj që jeni dakorduar në Bruksel dhe gjatë këtyre nëntë muajve Serbia i ka shkelur marrëveshjet. Draft-statutin duhet bërë publik nga ndërkombëtarët”.

“… unë jam i gatshëm që të publikohet draft-statuti, Serbia nuk është e interesuar për normalizim dhe ajo e ka Asociacionin për serbët e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Botërori 2023 i Formula 1 do të mbyllet këtë fundjavë…