Verstappen: Kurrë në një skuadër me Hamiltonin

24 nëntor 2023 | 12:27

Botërori 2023 i Formula 1 do të mbyllet këtë fundjavë në Abu Dhabi. Një pistë që sjell ndërmend mjaft kujtime, si ajo e dy viteve më parë, kur Max Verstappen shpallej për herë të parë kampion bote për pilotë.

Në xhiron e fundit ai parakalonte Lewis Hamilton, në një garë me shumë polemika për atë vendim që morën komisarët e pistës në lidhje me makinën e sigurisë.

Ajo garë bëri që marrëdhënia mes dy pilotëve të jetë jo fort e mirë edhe pse në pistë e jashtë saj respektohen. Duke folur për marrëdhënien me Hamiltonin dhe mundësinë që një ditë të dy pilotët të pilotojnë të njëjtën makinë, Verstappen ka deklaruar: “Kjo gjë s’ka për të ndodhur kurrë. Ndaj, herë tjetër mos më pyesni për këtë gjë”.

“Nuk dua që njerëzit të më thonë për Hamiltonin si shok skuadre, pasi në Formula 1 ka mjaft pilotë të tjerë, që janë miqtë e mi, që e meritojnë një shans të pilotojnë një makinë si Red Bull. Hamilton është 41-vjeç, ndaj është pak vonë për të krijuar një ‘dream team’ së bashku”, u shpreh Verstappen, që të dielën synon të bëhet piloti i tretë në historinë e këtij sporti me më shumë fitore. /Telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se institucionet e…