Kurti: Nuk mund ta trajtoj Bosnjën njësoj si Serbinë

06 nëntor 2019 | 13:56

Albin Kurti, kandidat për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se edhe pse Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ai nuk mund ta trajtojë këtë vend në të njëjtën mënyrë si Serbinë.

Ai në një intervistë për emisionin “Pressing” të televizionit “N1” me qendër në Sarajevë ka paralajmëruar edhe negociata për heqjen e vizave për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Ne menjëherë do të fillojmë diskutimet me Sarajevën për të zgjidhur këtë problem që po prek qytetarët tanë, e jo politikanët tanë. Të gjithë në politikë gjejnë një mënyrë për të zgjidhur problemet e tyre, ndërsa qytetarët për të cilët duhet të shqetësohen këta politikanë po vuajnë më shumë. Sarajeva do të krijojë një urë të re që nuk ka qenë deri më tani, sepse unë mendoj se si boshnjakët në Kosovë, ashtu edhe shqiptarët në Bosnjë, jemi pjesë e një rajoni. edhe pse Bosnja nuk e njeh Kosovën”, ka thënë Kurti.

Intervistën e plotë të Kurtit mund ta lexoni dhe dëgjoni në këtë link: http://ba.n1info.com/Vijesti/a389007/Kurti-za-N1-najavio-pregovore-o-vizama-Ne-mogu-tretirati-Bosnu-isto-kao-Srbiju.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfundoi pjesa e parë në tri ndeshjet e IPKO Superligës…