Kurti paralajmëron vizitë edhe në komunat veriore

09 prill 2020 | 21:55

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar vizitë në komunat veriore të Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se do të vizitojë të gjitha komunat e vendit për t’i njohur për së afërmi me kushtet dhe mundësitë e tyre për të luftuar virusin COVID-19. Ai nuk ka përjashtuar vizitën as në veri të vendit.

Ai ka thënë se është në kontakt me kryetarët e komunave veriore. “Po sigurisht se do të shkoj edhe në veri. Deri me tani kam biseduar me të gjithë kryetarët e komunave. Asnjëri nga ta nuk e ka refuzuar takimin me mua. Ministri i Shëndetësisë dhe i Administratës janë në kontakt me këta kryetarë komunash”, tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti në “TV 21”.

Kurti e pranoni se në veri ka prezentë struktura të Serbisë.

Kryeministri në detyrë edhe njëherë ka bërë thirrje për respektim të rregullave dhe rekomandimeve pasi që sipas tij Kosova ka një shëndetësi të brishtë dhe se parandalimi është forma e vetme për t’i shpëtuar virusit COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Visar Zekaj Duhet theksuar fakti që me fillimin e…