Kurti pas ardhjes së dy gazetarëve ukrainas: Kombet përcaktohen në kohë grindjesh dhe vështirësish

22 maj 2022 | 14:35

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar për ardhjen e dy gazetarëve tjerë ukrainas në vendin tonë.

Ai ka thënë se Kosova solidariozohet me Ukrainën dhe kombet përcaktohen në kohë grindjesh dhe vështirësish.

“Kosova u bë sot shtëpia e dy gazetarëve të tjerë ukrainas përmes programit ‘Gazetarët në Rezidencë në Kosovë’ të sponsorizuar nga qeveria. Mirë se vini Liudmyla dhe Serhii. Kombet përcaktohen në kohë grindjesh dhe vështirësish, po kështu edhe njerëzimi. Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën”, ka shkruar Kurti.

Edhe dy gazetarë ukrainas vijnë në Kosovë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Që nga 6 maji ndodhet në Shtetet e Bashkuara të…