Kurti pas sulmit me armë në Ujman: Bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten

06 gusht 2022 | 17:30

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me armë ndaj Policisë së Kosovës në liqenin e Ujmanit, e cila ishte duke vendosur një barkë patrulluese.

Kurti në “Twitter” ka shkruar se kjo është hera e dytë në një javë që Policia e Kosovës po sulmohet nga bandat kriminale në veri të Kosovës.

“Rreth 10 të shtëna pati në drejtim të Policisë Kufitare që po vendoste një varkë patrullimi në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se sot, rrugët janë pa barrikada.

“Fatmirësisht, shpëtuam nga pasojat me viktima dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë. Sot, rrugët janë pa barrikada. Por, bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar”, ka theksuar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë se…