Kurti pas takimit me Lajçakun: Kosova mbetet e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

30 janar 2024 | 19:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, janë takuar me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç njofton zyra e kryeministrit, në këtë takim është diskutuar në lidhje me aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, siguria ligjore përmes nënshkrimit të tyre, por edhe për tema e çështje tjera si psh. respektimi i procedurave ligjore drejt zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke, përmes një procesi të dialogut të barabartë, të balancuar e të drejtë për palët”, thuhet në njoftim.

Pas takimit të përbashkët, pati edhe një takim ndërmjet Besnik Bislimi dhe emisarit Lajçak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i njohur serb Cedomir Stojkoviç, thotë se nuk ka…