Kurti përkujton Xhemajl Mustafën: Ishte burrë i mirë

23 gusht 2019 | 11:17

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar njërin nga themeluesit e LDK-së, Xhemajl Mustafën. Në ditëlindjen e këtij të fundit, Kurti ka treguar për takimet që ka pasur me ish zyrtarin e lartë të LDK-së në fundvitet e ’90-a.

Në profilin tij në “Facebook”, Kurti ka shkruar se Mustafa ishte burrë i mirë, derisa ka postuar edhe një poezi të tij për Adem Demaçin.

“Sot Xhemajl Mustafa e ka ditëlindjen. Po të ishte gjallë do t’i kishte mbushur 66 vjet. Një vit e gjysmë pas luftës e kanë vrarë mizorisht para banesës së tij në lagjen ‘Dardania’. Askush nuk u gjykua e dënua për këtë krim. E kam takuar disa herë në fundvitet e ’90-a. Gjithmonë i dashur dhe i qetë, përherë i kredhur në mendime dhe i prajshëm në komunikim. Burrë i mirë, siç themi ne shqiptarët. Në vijim është një poezi e Xhemajl Mustafës për Adem Demaçin e shkruar në vitin 1972”, ka shkruar Kurti.

Image may contain: text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shfaqjen “Skënderbeu ose dashuri dhe liri”, autor i tekstit…