Kurti: Po përgatitet vizita ime në ShBA në fillim të vitit të ardhshëm

05 dhjetor 2021 | 15:28

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se stafi i tij po e përgatit vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka treguar se kjo vizitw do tw zhvillohet në fillim të vitit të ri.

“Shefi i stafit tim Luan Dalipi po e përgatit vizitën time për në SHBA për fillim të vitit të ardhshëm, nuk do të njoftojmë për takime të veçanta pa u bërë programi i plotë”, ka thënë ai.

Kurti ka folur edhe për takimin e mundshëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka mundësi të mbahet në javën e dytë të dhjetorit.

“Është diskutuar mundësia për një takim të mundshëm në javën e dytë të dhjetorit me presidentin e Serbisë në Bruksel. Nuk kam informata për kushtëzime, vlerësimi i përket ndërmjetësuesit, Josep Borrell dhe emisarit Mirsoslav Lajçak. Ata vendosin nëse do të na dërgojnë ftesat ose jo”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjeti televiziv CNN, shkarkoi të shtunën gazetarin Chris Cuomo, pasi…