Kurti pret dua Lipën në zyrë: “Sunny Hill” i shton shije jetës së pasur kulturore të shtetit tonë

07 gusht 18:20

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është pritur sot nga kryeministri Albin Kurti.

Ky i fundit e falënderoi për përfaqësimin e bukur dhe dinjetoz në promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë.

Gjithashtu shtoi se “Sunny Hill”, i ka shtuar shije jetës së pasur kulturore të shtetit tonë.

Postimi i plotë:

“U mbajt në Prishtinë, aty ku e ka vendin. Kosova shkëlqen ndryshe me Sunny Hill dhe vajzën tonë të artë, Dua Lipa, të cilën sot e prita në Kryeministri. Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij.

Duan e falënderova për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë. Zëri, muzika e kënga e saj, na kanë bërë shumë më të njohur dhe mirënjohur anembanë. Kontributi që ajo jep për Kosovën është i pamatshëm.

Festivali “Sunny Hill” i shton shije jetës së pasur kulturore të shtetit tonë. Pas katër ditë performancë muzikore me emra të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë, është momenti t’u themi faleminderit Duas dhe gjithë ekipit për punën dhe promovimin që i bënë Kosovës. Sunny Hill është edhe dobi për ekonominë lokale, ndërsa sivjet edhe mbështetje ndaj angazhimeve shtetërore për liberalizimin e merituar të vizave për qytetarët e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nga 27 korriku…