Kurti priti në takim shefin e ri të zyrës diplomatike të Belgjikës në Kosovë

27 gusht 2021 | 13:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e ri të zyrës diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel, të cilit i shprehu mirëseardhje dhe e uroi për marrjen e detyrës.

Kurti ka theksuar kontributin e shtetit belg në pavarësimin e Kosovës dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Po ashtu ka theksuar marrëdhëniet e mira tregtare dhe interesimin e kompanive belge për investim në Kosovë, siç është rasti me kompaninë “PowerPack”.

Në këtë takim siç ka njoftuar qeveria, u fol për rëndësinë e arritjes së marrëveshjeve të ndryshme bilaterale, si ajo për bashkëpunim policor, për arsim dhe taksim të dyfishtë.

“U bisedua për situatën me pandeminë dhe masat që ka ndërmarrë Qeveria për menaxhimin e variantit Delta. Kryeministri i ofroi shefit të ri të misionit diplomatik belg bashkëpunimin e plotë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale. Z. Sassel tha se Belgjika do të vazhdojë të përkrahë Qeverinë dhe popullin e Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pista belge e SPA ku ditën e diele do të…