Kurti reagon pasi Britania emëroi emisar për Ballkanin

02 dhjetor 2021 | 17:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për emërimin e Stuart Peach si i dërguar i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor.

Kurti në një postim në llogarinë e vet në “Twitter” ka thënë se e mirëpret këtë vendim dhe se pret që të punojë ngushtë me të për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajon, shkruan lajmi.net.

“Mirëpres emërimin e marshallit britanik, Sir Stuart Peach si i dërguar special për Ballkanin Perëndimor dhe pres që të punojmë ngushtë me të në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kurti.

Stuart Peach emërohet i dërguar i posaçëm i Britanisë për Ballkanin Perëndimor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hysni Gashi shpall të pavlefshme diplomën e SHMLT “Arkitekt Sinani”.