Kurti: Reduktuam praninë e policisë për 25%, tash po i hapim rrugë zgjedhjeve në veri

18 korrik 2023 | 17:21

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë me dije se nisur nga java e kaluar është reduktuar numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në tri ndërtesat e komunave veriore.

Ai tha se tash, qeveria po fillon të hapë rrugë për zgjedhje të parakohshme.

“Kosova tashmë po zbaton me mirëbesim marrëveshjen me Bashkimin Evropian dhe të dërguarin special për shtensionimin e arritur në Bratislavë”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se kryenegociatori i Kosovës në dialog, Besnik Bislimi, bashkë me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ranë dakord për hapat tutje për shtensionim të situatës në veri, ku një nga ta ishte edhe reduktimi për 25 për qind i forcave policore në dhe rreth objekteve komunale në veri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 19.07.2023 Punime të…