Kurti: S’do të ketë marrëveshje me Serbinë pa u gjetur personat e zhdukur

10 dhjetor 2021 | 13:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë pa u gjetur personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Në aktivitetin e Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur të organizuar për nder të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ai ka thënë se prioritet i qeverisë është edhe zbardhja e fatit të të pagjeturve.

“Familjarët kanë kërkuar të ushtrojmë më shumë ndikim të faktorët ndërkombëtar, në mënyrë që të gjendet të zhdukurit. Marrëveshje me Serbinë nuk ka pa u zgjedhur problemi i të zhdukurve me dhuna. Kërkesë tjetër ka qenë hapja e varrezave ne Kishevak, ku këto kanë nisur për t’u gjetur të zhdukurit tanë”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, familjarët e të zhdukurve janë personat që më së shumti u janë shkelur të drejtat.

“Është më se e qartë që në këtë ditë duhet të theksojmë se ata të cilët u është shkelur më së shumti e drejta, e padyshim që bëjnë pjesë të zhdukurit me dhunë dhe familjet e tyre që janë viktima sot e kësaj dite”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe…