Kurti sheh nga afër dëmet nga erërat në Istog: Fondi i sigurimeve bujqësore, zgjidh problemin

07 shkurt 2020 | 10:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot komunat të cilat kanë pësuar dëmtime pas erërave të fuqishme që ndodhën gjatë dy ditëve që lëmë pas.

Kurti është shprehur se komunat e Istogut, Klinës e Pejës, do ta kenë mbështetjen e Qeverisë, për të shmangur më tej problemet nga fatkeqësitë e tilla natyrore.

“Po na vjen keq që në vend që të vijmë të shohim sukseset e kësaj ndërmarrjeje prodhuese shumë të dobishme për ekonominë tonë, për bujqësinë e veprimtarinë bujqësore – po vijmë në një ditë pas dëmtimeve të mëdha që keni pësuar në Istog”.

“Jam këtu me ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafën dhe atë të Arsimit, Prof: Hykmete Bajrami, në mënyrë që të njoftohemi për së afërmi për këto dëme”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë para të pranishmëve se planifikon të krijojë fond të sigurimeve bujqësore në mënyrë që të zgjidhen problemet e tilla.

“Pas vlerësimit të këtyre dëmeve, do shohim si komunë edhe si Qeveri se çka mund të ndihmojmë duke u përqëndruar tek nevojat urgjente. Së pari në një plan afatgjatë fondi i sigurimeve bujqësore i zgjidh këto probleme sepse neve fatkeqësi pas fatkeqësie spo nxjerrim mësim asnjëherë”.

“Në vendet e zhvilluara demokratike perëndimore, në veçanti BE, me sigurime bujqësore, evitohen gjithmonë humbjet prej dëmtimeve të këtilla natyrore. Ne do t’na duhet të merremi në sanimin e kësaj gjendje, por në një aspekt më të gjatë veç fondi i sigurimeve bujqësore, e zgjidh këtë problem në mënyrë të përhershme”.

“Sa i përket dëmtimeve elektrike që pamë edhe në Klinë edhe këtu, do duhej të merret  KEDS-i me to. Duhet të shohim se komunat e Istogut, Klinës edhe të Pejës cka mund të bëjnë për familjet që kanë pësuar dëmtime nëpër pullazet e tyre”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka qëndruar në New Jersey, në pritjen…