Kurti shkon sot për homazhe në Podujevë dhe Skenderaj

28 mars 2024 | 08:45

Kryeministri Albin Kurti do të bëjë sot homazhe te varrezat e anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në Podujevë nga ora 09:15.

Pas kësaj, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së Izbicës së Skenderajt, në kompleksin memorial të varrezave në Izbicë, nga ora 11:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë Ivan Anushiq sot do të…