Epoka e Re
E premte, 26 qershor 2026
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Opinione
  • Komuna
  • Fejtone
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Diaspora
  • Spektër
  • Shpallje
  • Tech

Opinione

SHTËPIA E LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS

KOMANDANT AGIM ÇEKU PËR HERË TË PARË NË GJILAN

Kurti shkruan nga ShBA-ja: Enver Zymberi është dëshmor i sovranitetit dhe ligjshmërisë së Kosovës

26 korrik 2022 | 08:52

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar policin Enver Zymberi i cili është vrarë në krye të detyrës 12 vjet më parë në aksionin e famshëm në veri të Kosovës.

Kurti nga SHBA-ja ka thënë se Zymberi u vra nga struktura kriminale serbe, që asnjëherë deri sot nuk janë zbuluar dhe nuk janë nxjerrë para drejtësisë.

“Në kronologjinë e shtet ndërtimit të Republikës së Kosovës, disa data janë të shënjuara edhe me emra të përveçëm, sikur 26 korriku i vitit 2011, kur gjatë një aksioni policor për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës, pati rënë dëshmor pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi”.

“Ushtar i UÇK-së në luftë më 1999, Enver Zymberi ra dëshmor i veshur me uniformën e policisë, në kryerje të detyrës zyrtare dhe në bartje të misionit për shtrirjen e plotë të sovranitetit”, tha Kurti.

Tutje theksoi se Enver Zymberi është dëshmor i sovranitetit dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës, për çka shteti ynë asnjëherë nuk do ta harrojë, sepse Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të heq dorë nga sovraniteti i saj dhe as nga shteti ligjor dhe i së drejtës.

“Dikur, për dekada rresht, shqiptarët kanë rënë dëshmorë për një Republikë të Kosovës që e synonim por që nuk e kishim, kurse tani që e kemi Republikën e Kosovës, ajo ka edhe dëshmorët e përplotësimit dhe ruajtjes së saj, sikur Enver Zymberi”, deklaroi kreu i Qeverisë.

Kryeministri shtoi se çdo përvjetor i rënies së Enver Zymberit, rikthen britmat e kujtesës tonë institucionale, për t’i çuar para drejtësisë ata që e vranë dhe për t’i rimenduar mësimet e mësuara nga aksioni i filluar më 25 korrik 2011, aq të nevojshme në rrugën tonë për forcimin e rendit e ligjit dhe për ruajtjen e sovranitetit të plotë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Në nderim të veprës së Enver Zymberit dhe policëve të rënë në detyrë, në mbledhjen e 24-të të Qeverisë, është propozuar që 26 korriku të shënohet si Dita e Policëve të rënë në krye të detyrës.

“I përjetshëm qoftë kujtimi dhe lavdia e heroit të Republikës sonë, Enver Zymberi”, shkroi Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të Fundit

26 qershor22:38

Gorani: LDK-në dhe PDK-në i tmerron ngjashmëria që e kanë mes vete

26 qershor22:35

Osmani e Abdixhiku takojnë strukturat e LDK-së në Ferizaj: Jemi pafundësisht mirënjohës për punën e madhe!

26 qershor22:09

Gjykata në Lipjan i cakton ish-luftëtarit Bekim Meta arrest shtëpiak

26 qershor21:11

Haki Abazi: Kurti po luan rolin e mbretit pa llogaridhënie

26 qershor20:59

Shahini: Kosova nga gazi amerikan përfiton edhe siguri territoriale

26 qershor18:44

Kush falsifikoi dokumente për Dritan Goxhajn?

Opinione

SHTËPIA E LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS

KOMANDANT AGIM ÇEKU PËR HERË TË PARË NË GJILAN

✖

Gazetë e përditshme shqiptare, Republika e Kosovës. Gazetë e njerëzve të lirë. Kjo faqe e gazetës “Epoka e re” www.epokaere.com, kontrollohet dhe menaxhohet nga “Epoka e re”. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura dhe për to “Epoka e re” mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale, por ato mund të shfrytëzohen duke cituar burimin e informacionit, në këtë rast “Epoka e re”. Shfrytëzimi i materialeve të gazetës “Epoka e re” www.epokaere.com pa cituar burimin e informacionit është shkelje e të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Opinione
  • Komuna
  • Fejtone
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Diaspora
  • Spektër
  • Shpallje
  • Tech
Impressum
Të fundit
Të fundit
Shqiptarët në vitin 1929: Koleksioni fotografik i Hugo Bernatzikut
Nga: Robert Elsie Etnologu, fotografi dhe udhëpërshkruesi austriak, Hugo Bernacik…