Kurti: Shtyrja 10-mujore nuk mund të jetë shtyrje, jemi në kontakt me ShBA-në

03 nëntor 14:39

“Shtyrja 10 mujore nuk mund të jetë shtyrje. Shtyrja mund të jetë një javë, muaj apo dy muaj”.

Kështu është deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Samitit të Procesit të Berlinit, i pyetur nga gazetarët për kërkesën e ShBA-së dhe BE-së për shtyrjen e afatit të zbatimit të marrëveshjes për targat.

Më tutje, Kurti ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me ShBA-në lidhur me targat, duke shtuar se kjo nuk nënkupton që kanë lënë anash shqetësimin e Uashingtonit për sigurimin dhe paqen.

“Në këtë rast, ne nuk kemi bërë shtyrje, ne kemi shprehur mirëkuptimin për brengat evropiane dhe amerikane lidhur me cenimin e paqes dhe sigurisë. Ne dëshirojmë edhe të mos bëjmë kompromis të zbatimit të ligjit, por njëkohësisht të mos cenojmë edhe paqen e sigurisë. Pra, e kemi bërë një lloj qasje të diferencuar dhe një sekuencim një zbatim që besojmë është rruga më e mirë dhe më e duhur përpara”.

“Me ShBA-në jemi në vazhdimisht në kontakt, sidomos me ambasadorin amerikan në vendin tonë. Nuk ka vendim i cili shkakton preokupim të paqes dhe sigurisë e për të cilin ne paraprakisht nuk i njoftojmë partnerët tanë në Uashington dhe Bruksel. Natyrisht, nuk do të thotë se pajtohemi çdoherë e kudo, sepse qeveria jonë është e nivelit sovran. Nuk mund të thuhet se ka pasur kurrfarë shpërfillje ndaj brengave evropiane e amerikane”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amber Heard duket se e ka çaktivizuar llogarinë e saj…