Kurti takohet me admiralin amerikan, zotohen për angazhim të përbashkët në shërbim të paqes

10 tetor 2022 | 14:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admiralin Stuart B. Munsch.

Kryeministri Kurti ka rikonfirmuar gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

Duke shprehur mirënjohje për punën, rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në Kosovë, kryeministri Kurti ka ritheksuar se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët.

Ai e ka njoftuar mysafirin me progresin ekonomik, demokratik, social e të sigurisë në Kosovë.

Në këtë takim është theksuar zotimi për angazhim dhe koordinim ndërmjet qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në moshën 28-vjeçare, me një titull kampion në NBA, basketbollisti…