Kurti takohet me anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës, flasin për luftën kundër krimit e korrupsionit

17 janar 2024 | 12:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Zvicër ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Në kuadër të kësaj, Kurti sot ka zhvilluar një takim me anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës, njëherit edhe shef i departamentit të drejtësisë dhe policisë, Beat Jans.

Kryeministri theksoi se Jans shprehu mbështetjen dhe admirimin në luftën kundër krimit e korrupsionit që po ndodh në Kosovë.

“Kam kënaqësinë të takohem me Anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës dhe kreun e Departamentit të Drejtësisë dhe Policisë, Beat Jans. Ai shprehu mbështetjen dhe admirimin e tij për luftën e vendit tonë kundër krimit dhe korrupsionit. Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ligjor për një partneritet të fortë”, ka shkruar Kurti në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshjet e fundit në NBA kanë dhuruar disa surpriza. Kampionët…