Kurti takohet me komandantin e ri të FSK-së, ja çfarë biseduan

03 dhjetor 2021 | 16:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me komandantin e ri të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK),  Bashkim Jashari.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se në këtë takim është biseduar për të ardhmen e FSK-së.

“Me komandantin e FSK-së Jashari, kryeministri Kurti bisedoi për rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve dhe modernizimit të FSK-së dhe mbështetjen që FSK ka nga Qeveria e Republikës së Kosovës në arritjen e këtyre synimeve. Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari e falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen e sotme e edhe më shumë për besimin e tij. Ai e siguroi kryeministrin se do të angazhohet maksimalisht për të plotësuar objektivat e përbashkëta, për ta bërë FSK-në forcë moderne që është e gatshme për të mbrojtur vendin edhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po vijon të…