Kurti takohet me liderët e partive socialiste evropiane: Presim të punojmë së bashku

14 dhjetor 2023 | 16:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pa pasur një takim të këndshëm me përfaqësues të Partisë Socialiste Evropiane (PSE) të enjten në Bruksel.

Ai ka thënë se masat social-demokratike sigurojnë lirinë e vërtetë për njerëzit, duke hequr barrën e luftës për të plotësuar nevojat bazë.

“Masat social-demokratike sigurojnë lirinë  vërtetë për njerëzit, duke hequr barrën e luftës për të plotësuar nevojat bazë. Pas rritjes ekonomike në Kosovë së bashku me rritjen e mbështetjes së mirëqenies sociale, ne presim të punojmë së bashku”, ka shkruar Kurti në “X”.

Ndryshe, Kurti ka udhëtuar të enjten paradite për në Bruksel.

Zyra e kryeministrit ka bërë me dije se Kurti do të marrë pjesë në takimin përgatitor të Këshillit të BE-së, për të diskutuar rreth agjendës së Këshillit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës nga radhët e…