Kurti takon ambasadorin e Turqisë, bisedojnë për sigurinë dhe fushën e mbrojtjes

03 janar 2024 | 14:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Me urimet e dyanshme për Vitin e Ri 2024, takimin e parë për këtë vit, kryeministri Kurti dhe ambasadori Angılı e kanë filluar duke reflektuar mbi bashkëpunimin përgjatë vitit 2023, sidomos në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe ekonomisë, dhe e vazhduan me planet dhe synimet e partneritetit ndërmjet dy shteteve.

Ambasadori Angılı e ka ka uruar kryeministrin dhe popullin e Kosovës për liberalizimin e vizave që hyri në fuqi me 1 janar.

Ndërsa kryeministri Kurti e ka falënderuar për urimin dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, dhe gatishmërinë e vullnetin për thellim dhe zgjerim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Turqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polonia i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i përgjigjet Rusisë,…