Kurti: Të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë

26 nëntor 2021 | 11:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare.

Kurti ka nisur fjalimin e tij me disa vargje të këngëtarit, Nikollë Nikprelaj.

“Sa herë vijë në Shqipëri ka një ndjesi të veçantë. Nikollë Nikprelaj thoshte se jemi me dy degë lisi, paçka se me dy dialekte që sa vjen dhe po njësohen. Tani çfarëdo që po them po analizohet dhe studiohet mirë se ku desha të dal dhe çfarë mesazhi po dërgoj”.

“Ajo që ndjej sidomos në Kosovë duke valuar flamurin kombëtar është se ka një lloj represioni të shkaktuar nga trauma e ndërrimit të befasishëm të simboleve. Kjo dot mbetet një temë e dhe më që nuk është edhe politikisht korrekte të diskutohet për të”, ka thënë Kurti, duke shtuar se nuk është i lumtur që janë të ndarë si komb.

“Të thuash se jemi të lumtur që jemi komb i ndarë do të ishte marrëzi, të thuash se jemi të lumtur që kemi dy shtete se kështu jemi më të fortë që është sa tepri”.

“Le të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë. Sa më i mirë i ndërtuar horizonti i marrëdhnieve tona. Integrimi ynë mes shteteve tona është edhe strategjik por edhe i parimit. Progresi në numër i marrëveshjeve duhet të shoqërohet në cilësinë e marrëdhënieve të tyre”, është shprehur Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
River Plate me 52 pikë të grumbulluara në 22 javë…