Kurti tregon arsyen e mbledhjes së qeverisë pak para seancës së Kuvendit

03 qershor 09:41

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pak para nisjes për në Qeveri, ka thënë se po ndihet shumë mirë derisa po dilte nga banesa e tij. Tha se po shkon në mbledhjen e qeverisë ku do të merren disa vendime të rëndësishme.

Kurti ka thënë se në këtë mbledhje do të ndahen 30 mijë euro për familjet e dy minatorëve që humbën jetën dje në minierën e Artanës.

“Shumë mirë, kemi një mbledhje të Qeverisë në ora 10:00, në të cilën do t’i marrim disa vendime të rëndësishme, ku vendimi i parë do të jetë ndihma prej 30 mijë euro për familjet e dy minatrëve të cilët fatkeqësisht humbën jetën dje në minierën e Artanës”, ka thënë Kurti pak para nisjes për në Qeveri, raporton EO

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës pas një ore pritet ta mbajë mbledhjen e Qeverisë. Kjo u bë e ditur nga vetë zyra e kryeministrit Kurti. Mbledhja pritet të fillojë në orën 10:00, në ndërtesën e Qeverisë. E kjo thirrje për të mbajtur mbledhjen e radhës nga ana e Qeverisë Kurti, po bëhet një orë para se të fillojë seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti. Seanca është paralajmëruar të mbahet në orën 11:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ngjarjes tragjike ku humbi jetën afro-amerikani George Floyd, në…