Kurti tregon pse nuk po vendoset reciprociteti me Serbinë

27 maj 2021 | 12:23

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se qeverisë i duhet kohë për ta vendosur parimin e reciprocitetit me Serbinë.

Para deputetëve , ai ka thënë se për të zbatuar këtë parim me Serbinë duhet të trajnohen zyrtarët e doganës së Kosovës.

“Për ta zbatuar reciprocitetin kemi nevojë të ju bëjmë ballë edhe barrierave sporadike edhe atyre sistemike të Serbisë. Pra, neve na duhet kohë që ta zbatojmë të plotë reciprocitetin. Nuk janë trajnuar zyrtarët e doganës që të zbatojnë reciprocitet. Është e domosdoshme që ta bëjmë këtë”, ka thënë ai.

Ai ka bërë me dije se ky parim do të zbatohet kur të jetë gati qeveria.

“Në qeverinë tonë të kaluar nuk e kemi filluar reciprocitetin as në javën e parë as në muajin e parë. Reciprocitetin nuk e kemi si hakmarrje por si parim që derivon nga parimi i barazisë. Ne do ta zbatojmë reciprocitetin kur të jemi të përgatitur mirë për zbatimin e tij, dikujt mund të mos i pëlqejmë por ne do ta bëjmë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar…