Kurti: Vazhdojmë në raundin e dytë në 12 komuna

18 tetor 2021 | 16:24

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas konferencës për media ka komentuar edhe në llogarinë e vet në “Facebook”, rezultatin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, ku kjo parti nuk ka fituar asnjë komunë pa balotazh.

Kurti ka publikuar disa statistika që ndërlidhen me rezultatet zgjedhore të Vetëvendosjes ndër vite. Me këtë rast, Kurti  ka thënë se Vetëvendosjes do të vazhdojë në raundin e dytë në 12 komuna më 14 nëntor.

Postimi i plotë i Kurtit:

Në zgjedhjet parlamentare:

12 dhjetor 2010 – Lëvizja Vetëvendosje! e treta në nivel vendi

6 tetor 2019 – LVV e para

14 shkurt 2021 – LVV mbi 50%.

Në zgjedhjet lokale:

3 nëntor 2013 – LVV e katërta në nivel vendi

22 tetor 2017 – LVV e treta

17 tetor 2021 – LVV e para.

Ju faleminderit qytetarë të dashur. Vazhdojmë në raundin e dytë në 12 komuna më 14 nëntor 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Melihate Tërmkolli, ka…