Tërmkolli parashikon zgjedhje të reja nacionale nëse LV-ja humb balotazhin në Prishtinë dhe Prizren

18 tetor 2021 | 16:17

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Melihate Tërmkolli, ka parashikuar zgjedhje të reja nacionale në pranverë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ajo ka thënë se nëse Vetëvendosje humb në balotazh në Prishtinë dhe në Prizren, atëherë zgjedhjet nacionale në pranverë do të jenë të pashmangshme.

Tërmkolli ka ironizuar me Kurtin duke i thënë se njëherë mundesh por pastaj s’mundesh.

“Njëherë, edhe mundesh, por pastaj s’mundesh! Nëse Albin Kurti me VV-në, në balotazh humbin në Prishtinë dhe Prizren, del se  zgjedhjet nacionale bëhen të pashmangshme në pranverë”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kryesuar nga Hykmete Bajrami,…