Kurti voton për të parin e Prishtinës: Do të bashkëpunojë me kryetarët

17 tetor 2021 | 10:23

Kryeministri, Albin Kurti ka votuar për të parin e Prishtinës.

Kurti pas votimit tha se do të bashkëpunojë për fuqizimin e komunave në katër vitet e ardhshme.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.

“Si qytetar i Republikës dhe si banor i kryeqytetit posa ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira e demkratike. Qytetarët sot vendosin së kush do të vendos”.

“I inkurajoj të gjithë pa dallim prejardhje, përkatësie e pasurie që ta shfrytëzojnë këtë moment barazie. Si kryeministër bashkë me Qeverinë do të punoj e bashkëpunoj në fuqizimin e komunave. Katër vite të mbara e të mira i presin qytetarët e Kosovës në të gjitha komunat”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim që monitorojnë procesin…