Kurti voton për zgjedhjet brenda LV-së: Urime!

25 shtator 2022 | 12:02

Kryeministri Albin Kurti ka votuar në zgjedhjet e brendshme të LV-së, ku ai po garon për kryetar të këtij subjekti politik.

Në deklarimin pas votimit, Kurti ka theksuar se viti 2022 është vit i zgjedhjeve në këtë parti.

“Le të bëhemi më të mirë se vetja. Gratë votojnë për gratë, të rinjtë votojnë për rininë, të gjithë votojmë për Vetëvendosje!-n. Përcaktohemi për udhëheqje progresiste për katër vjetët e ardhshme: përveçse për kryetar të LVV, kësaj radhe edhe për kryetare të GVV e kryetar të RVV. Gjithandej Kosovës dhe në mërgatë, në gjithsej 43 qendra, sot mbahen zgjedhje të brendshme demokratike në Lëvizjen tonë të gjerë. I ftoj të gjitha anëtaret dhe anëtarët të votojnë. Urime!”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orën 09:00 ka nisur maratona “Prishtina 2022”. Ky aktivitet…