Kurtishaj: Pas takimit me krerët institucionalë, kërkesat tona do të përfillën

27 janar 2021 | 15:17

Kryetari i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, së bashku me përfaqësuesit e kësaj shoqate kanë takuar të mërkurën ministrin në detyrë të Infrastrukturës Arban Abrashi.

E pas takimit Kurtishaj ka thënë se pas takimit me krerët institucional janë dakorduar që të plotësohen kërkesat e tyre. “Të nderuar Operator të sektorit të transportit rrugor të udhëtareve, sot dua të ndajë bashkë me Ju lajmin e shumëpritur për të gjithë ne. Sot pas takimit me kryeministrin dhe ministren e Financave dhe Ministrin e Infrastrukturës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, u bë e mundur realizimi i kërkesave tona legjitime për mbështetje të sektorit të Transportit rrugor të udhëtareve”.

Image may contain: one or more people and indoor

“Dua te ju falënderoj secilin veç e veç për mbështetje të Shoqatës dhe Odës Ekonomike të Kosovës për të gjitha çështjet me interes të përbashkët”, ka shkruar Kurtishaj në profilin e vet në “Facebook”.

No description available.

Ai po ashtu ka thënë se greva e paralajmëruar do të ndërpritet për shkak të përfilljes së kërkesave të tyre.

“Andaj greva e paralajmëruar nga nesër datë 28 janar do të ndërpritet pasi kërkesat tona me marrëveshje të veçante në mes të MI dhe Shoqatës do të realizohen brenda një kohe shumë të shkurt nga pakoja për rimëkëmbje për km sipas rendeve të udhëtimit”, ka thënë Kurtishaj.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…