Kurtit i shkon në zyre këshilltarja për siguri e Joe Bidenit

18 mars 2022 | 12:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta ketë sot një takim të rëndësishëm në zyrën e tij.

Siç bën të ditur Qeveria e Kosovës me anë të një komunikate për media, Kurti në ora 16:00 do të takohet me Elizabeth Sherwood Randall, që është këshilltare për siguri kombëtare e presidentit të ShBA-së, Joe Biden.

Takimi do të mbahet në objektin e qeverisë.

Paraprakisht, me delegacionin nga Shtëpia e Bardhë do të takohet edhe presidentja Vjosa Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pranvera është sezoni i ngjyrave dhe që përcjellët gjithashtu me…