Kusari-Lila: Për dialogun me Serbinë duhet unitet politik

20 prill 2021 | 12:41

Ushtruesja e detyrës së kryetarit të Grupit Parlamentar të LV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se për procesin e dialogut me Serbinë duhet një unitet brenda spektrit politik në vend.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ajo ka thënë që së shpejti pritet që Qeveria ta prezantojë qëndrimin e saj në raport me dialogun.

“Ky është një proces që ka filluar që një kohë shumë të gjatë, por që definitivisht duhet të ketë një rifillim me parime të vendosura qartë dhe me unitet brenda spektrit politik të Kosovës. Është kompetencë e Qeverisë së Kosovës, prandaj edhe së shpejti pritet që Qeveria ta prezantojë qëndrimin e saj në raport me dialogun. Ne në Kuvendin e Kosovës mbesim të përkushtuar që në çështjet e dialogut, dhe jo vetëm, si shumicë të ngrisim grupet punuese dhe të kemi një kompromis. Një mori temash që kanë mbetur nga legjislatura në legjislaturë nuk kanë arritur të përmbyllen apo as të fillojnë të trajtohen”, ka thënë Kusari-Lila.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është nënshkruar kontrata mes përfaqësuesve të kompanisë “Mabetex Group” dhe…