Kusari-Lila: Të caktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve

16 shkurt 2019 | 18:01

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka mbajtur sot një konferencë për media, në të cilën ka folur për 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, dhe për aktualitetin politik në vend.

Ajo ka thënë se Qeveria Haradinaj po mbulon secilën shkelje të mundshme me vendimin e taksës dhe me ikjen nga përgjegjësia që nga fillimi i mandatit të tij për dialogun me Serbinë.

“Çdo javë qeverisje e kësaj Qeverie ka shënuar nga një shkelje, zhvatje të buxhetit të shtetit, mungesë të përgjegjësisë institucionale dhe shtetërore si dhe konfirmim të mungesës së çfarëdo ideje apo vizioni për Kosovën shtet të zhvilluar ekonomikisht dhe me integritet”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka theksuar se t tani është kthyer në shantazh në mes të partnerëve të koalicionit, të cilët sipas saj as nuk janë të disponimit të rrijnë bashkë dhe as të shkojnë në zgjedhje duke iu frikësuar rezultatit të mundshëm për ta.

“Kryeministri Haradinaj dhe partia e tij, taksën 100% nuk e kanë mekanizëm ndaj Serbisë, e kanë mekanizëm të folklorit patriotik dhe slogan për zgjedhjet e radhës. Nuk është patriotizëm shkatërrimi i shëndetit publik, shkatërrimi i buxhetit, dhënia e privilegjeve personave të afërt e dëmi i interest public. Është tradhti dhe dëm i interesit kombëtar”, është shprehur Kusari-Lila.

“Alternativa thërret për caktim të një date të zgjedhjeve të përgjithshme në një periudhë të afërt, ndërsa në ndërkohë Kosova mund të udhëhiqet edhe me Qeveri teknike”, ka thënë deputetja Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Newport County – Manchester…