Kusari me paralajmërim të “frikshëm”: Kam informata shqetësuese për ato që pritet të ndodhin në bordin e RTK-së

12 janar 2024 | 23:28

Juristja e medias, Flutura Kusari ka bërë të ditur se ka monitoruar bordin e RTK pas një kohe, duke shtuar se këtë e ka bërë pas informatave teje shqetësuese për zhvillime që priten të ndodhin këtë fillimvit.

Kusari përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këtë e ka vertetuar pjesërisht me pjesëmarrjen sonte, duke thënë se do të ketë zhvillime shqetësuese.

Ndër të tjera ka shtuar se të gjithë të interesuarit do t’i mbajë të informuar.

Megjithatë, juristja e theksoi si indikacion, se buxheti i ndarë këtë vit nga qeveria është më i ulti ndonjëherë dhe që ky është trend i këtij ekzekutivi tashmë. I treti vit me radhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, ka radhitur disa faktorë të…