Kushtrim Bajraktaraj, nënkampion i botës në Dubai

11 nëntor 2019 | 15:13

Kushtrim Bajraktaraj është kthyer me medalje nga Kampionati botëror i bodybuildingut në Dubai. Kushtrim Bajraktaraj s’ka të ndaluar në sukseset e tij në arenën ndërkombëtare të bodybuildingut.

Kampioni i shumëfishtë i Kosovës ka arritur të fitojë edhe një medalje të rëndësishme, duke u veçuar në mesin e 27 garuesve.

Bajraktaraj është shpërblyer me medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 80 kilogramë në Kampionatin botëror të bodybuildingut të zhvilluar në Dubai. Ky është një tjetër sukses i radhës për Bajraktarajn i cili së fundmi kishte fituar edhe medaljen e bronztë në Ifbb Diamond Cup Maqedoni 2019, madje duke garuar me konkurrencë mbi kategorinë e tij.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim…