Kuvendi fillon seancën me një minutë heshtje për akademiken Edi Shkuriu
18 janar 2023
| 10:59
Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për akademiken, Edi Shukriu.
“Ne në emër të Kuvendit të Kosovës i shprehim ngushëllime familjes Shukriu dhe propozoj që të mbajmë një minutë heshtje”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca, raporton EO.
Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e parë në vitin 2023, ku do të ketë vazhdim të disa pikave të mbetura nga viti i kaluar.



