Kuvendi i Gjilanit dështon ta miratojë buxhetin për vitin 2024

29 shtator 2023 | 14:04

Kuvendi Komunal i Gjilanit ka dështuar ta miratojë propozim-buxhetin për vitin fiskal 2024, bashkë me vlerësimet e hershme për vitet 2025-2026, të cilin e ka prezantuar Ilmi Limoni, përgjegjës për financa në këtë komunë. Në favor të propozim-buxhetit kanë qenë 12 asamblistë dhe 16 kundër.

Opozita në Gjilan, LDK-ja dhe PDK-ja të cilat e ka shumicën në Kuvend janë deklaruar kundër propozim-buxhetit, me arsyetim se është i planifikuar keq dhe si i tillë është i parealizueshëm.

Pas këtij dëshimi, Kuvendi Komunal është detyruar t’i ndërpres punimet për shkak të mungesës kuorumi, pasi asamblistët e Vetëvendosjes dhe partnerët e saj qeverisës e kanë braktisur seancën. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se arsyet e opozitës për të mos e votuar propozim-buxhetin janë të paqëndrueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bota e futbollit francez është në tronditje për momentin për…