Kuvendi i Gjilanit ndërpret seancën për mungesë kuorumi pasi opozita e braktisi atë

29 qershor 2022 | 15:52

Kuvendi Komunal i Gjilanit e ka ndërprerë seancën e sotme, në mungesë të kuorumit, pasi opozita e ka lëshuar sallën pas mospajtimeve të shumta me pozitën sidomos rreth borxheve dhe obligimeve të trashëguara, derisa po shqyrtohej Korniza Afatmesme Buxhetore.

Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit, pas një takimi me shefat e grupeve, kërkoi që diskutimet të mbylleshin me aq dhe seanca të vazhdonte punën tutje, por opozita (LDK, AAK, Vatra), nëpërmjet Nazim Gagicës bëri me dije se nuk mund të vazhdojë të rrijë në seancë për shkak të, siç tha ai, mungesës së mirëkuptimit.

Kryesuesi Sadiku konstatoi se në situatën e krijuar, seanca duhet të mbyllet për sot dhe të vazhdojë nesër në ora 9:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe…